Lufta, hapen 9 korridore humanitare për evakuimin e civilëve

schedule11:31 - 17 Mars, 2022

schedule 11:31 - 17 Mars, 2022

Qeveria ukrainase tha se janë hapur 9 korridore humanitare në qytete të ndryshme, përfshirë qytetin e rrethuar nga forcat ruse Mariupol. Në këtë mënyrë do të bëhet i mundur evakuimi i civilëve  dhe transporti i ndihmave humanitare, shkruan CNN

Gjatë ditëve të fundit, një numër në rritje i automjeteve private janë larguar nga Mariupol. Një kolonë e destinuar për në qytet është bllokuar në Berdiansk, rreth 80 kilometra në perëndim, për ditë të tëra.

‘Situata në Mariupol është si në ferr’: Të mbijetuarit dhe pamjet me dron tregojnë qartë shkallën e shkatërrimit.”

Iryna Vereshchuk, ministrja ukrainase, tha se do të happen korridore të tjera humanitare në rajonin e Kievit, duke përfshirë ato nga Borodianka në Zhytomyr dhe nga fshati Shevchenkove në Brovary.

Për më tepër, Vereshchuk tha se qeveria po planifikon të dërgojë ndihma humanitare në  Hostomel dhe Bucha, si dhe në fshatrat Semypolky, Markivtsi dhe Opanasiv. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se korridoret e evakuimit u pezulluan të mërkurën për shkak të bombardimeve nga forcat ruse.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!