Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lufta e UÇK, e drejtë”/ Presidenti Begaj: Detyrim kushtetues, të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku janë!

schedule20:26 - 25 Shtator, 2025

schedule 20:26 - 25 Shtator, 2025

“Asnjëherë Shqipëria nuk ka hequr dorë. Ne jemi në detyrimin kushtetues që të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata janë. Patjetër edhe të shtetit të dytë shqiptar, Kosovës”, tha presidenti Bajram Begaj, gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjithashtu Begaj theksoi se lufta e UÇK ishte një luftë e drejtë dhe se pati mbështetjen e pakushtëzuar nga partnerët tanë strategjikë dhe aleatët.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Ama nëse i referohemi raporteve politike mes Prishtinës dhe Tiranës të gjithë biem dakord që janë në vijën e tyre më të ulët. Ku mendoni që qëndron përgjegjësia?

Presidenti Bajram Begaj: E kam thënë edhe më parë që ne duhet ta mendojmë veten sikur jemi në një shtëpi dhe mund të kemi pakënaqësi mes drejtuesish, por kjo nuk ka pse të shpërndahet në të gjithë shoqërinë tonë. Kjo pakënaqësi duhet të evidentohet, duhet të thuhet diskutohen dhe të gjenden piketat e bashkëpunimit. Është kusht i domosdoshëm dhe ne e kemi detyrues bashkëpunimin me Kosovën.

Sokol Balla: Duket se ka edhe një dorëzim të Ramës sa i përket përpjekjeve të njëanshme për të komunikuar me Prishtinën pasi mesa duket nuk ka gjetur përgjigje. Mendoni se prapë Shqipëria nuk duhet të heqë dorë, pra qeveria shqiptare nuk duhet të heqë dorë?

Presidenti Bajram Begaj: Asnjëherë Shqipëria nuk ka hequr dorë pavarësisht situatës. Ne jemi në detyrimin kushtetues që të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata janë. Patjetër edhe të shtetit të dytë shqiptar, Kosovës. Kryeministri e ka mbrojtur z. Thaci dhe të gjithë ata që ndodhen të burgosur pa të drejtë në një situatë kur UÇK ka qenë ushtri çliruese, jo okupuese.

Sokol Balla: Si ka mundësi që flasin të gjithë dhe ndërkohë autoritetet qendrore të Kosovës kur vjen puna te procesi ndaj Thaçit dhe figurave të UÇK, që nuk vijnë vetëm nga PDK nuk shikojmë reagim për këtë proces që dukshëm është i injektuar politikisht?

Presidenti Bajram Begaj: Kosova është në këtë situatë që është sot shtet i pavarur sepse pati një luftë të drejtë të bërë nga UÇK pati edhe mbështetjen e pakushtëzuar nga partnerët tanë strategjikë dhe aleatët. Besoj së përgjigjja është kjo, partneriteti strategjik me SHBA është domosdoshmëri dhe krenari.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!