Lufta e Rusisë në Ukrainë, Erdogan pret në Ankara kancelarin gjerman për të “pajtuar” dy vendet

schedule10:46 - 14 Mars, 2022

schedule 10:46 - 14 Mars, 2022

Në një kohë që negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës për fundin e luftës nuk janë shumë të suksesshme, shtete të tjera po ndërhyjnë për të pajtuar dy vendet.

Presidenti turk Tajip Erdogan do të diskutojë për luftën në Ukrainë me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Takimi do të zhvillohet ditën e sotme në Ankara.

Turqia ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka lidhje të mira me të dyja vendet. Ajo ka deklaruar më herët se pushtimi është i papranueshëm dhe ka shprehur mbështetje për Ukrainën, por gjithashtu ka kundërshtuar sanksionet ndaj Moskës, ndërsa është ofruar të ndërmjetësojë.

Vizita e së hënës do të shënojë udhëtimin e parë të Scholz në Turqi që nga marrja e detyrës në dhjetor 2021 dhe vjen në mes të përpjekjeve të Gjermanisë për t’u angazhuar me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftën në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!