Lufta e mafias në Mal të Zi, e shkuara e zezë e bosit të vrarë, ekzekutimi i kryetifozit të Partizanit të Beogradit dhe atentati në Athinë

schedule11:58 - 18 Qershor, 2022

schedule 11:58 - 18 Qershor, 2022

Lufta e mafias në Mal të Zi ka sjellë viktimën e radhës, kësaj radhe nga klani “Skaliari”, të cilët janë rivalë të përjetshëm të klanit tjetër mafioz, atij “Kavaç”. Lufta mes tyre ka sjellë dhjetra të vdekur deri më tani duke vrarë njeri-tjetrin jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në Europë, përfshi Austrinë dhe Greqinë.

Sakoviç i ekzektuar mbrëmë në Budva ishte shumë i kujdesshëm. Ai dilte rrallë nga shtëpia, duke përdorur vetëm një makinë të blinduar dhe duke lëvizur vetëm i shoqëruar nga roje sigurie, por duket se natën që u vra kishte neglizhuar pak duke i dhënë shansin e artë kundërshtarëve që ta vrisnin.

Mediat lokale raportojnë se Milic Minja Sakoviç rezultonte në të dhënat e policisë si një pjestar me peshë i klanit “Skaliari” dhe ishte përgjegjëse për Podgoricën. Ai ka qenë shpesh në shënjestër të klanit rival gjatë viteve të fundit duke i mbijetuar atentateve vazhdimisht.

Por kësaj radhe vrasësit i kishin marrë masat mirë duke e ekzekutuar 20 minuta para mesnate, pranë shtëpisë së tij në Budva.

Sakoviç mbijetoi më 8 shtator 2017, pasi vrasësit e qëlluan në gjoks me automatik me pesë plumba në kafenenë “Auto Zeta” në qendër të Podgoricës, derisa kishte futur makinën në një lavazh aty pranë.

Lexo edhe: Lufta e mafias në Greqi dhe roli i shqiptarëve, “jeta e natës” me “boss-ë” të rinj

Në atë sulm, për shkak të numrit të madh të plumbave të automatikut të lëshuara drejt tij, u vra djali i pronarit të lavazhit, Ivan Nedoviç. Ai nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, thjesht qëlloi aty teksa një person i maskuar erdhi për të vrarë Sakoviçin.

Ky i fundit mbijetoi atë ditë edhe falë ndërhyrjes së vëllait të tij, i cili më të parë vrasësin u hidh siper të vëllait duke e shtrirë në tokë me qëllim që t’i shpëtonte plumbave.

Pak vite më pas, pikërisht në mars 2021, policia arrestoi një grup personash të akuzuar për organizimin e një tjetër atentati ndaj tij.  Bëhet fjalë për një grup prej pesë personash, të dyshuar se po organizonin një atentat ndaj tij, kësaj radhe me snajper nga një shtëpi pranë zonës që frekuentohej prej Sakoviçit, raporton abcnews.al.

Nga hetimet, Prokuroria Speciale gjeti disa foto të Sakoviçit në telefonat e grupit famëkeq. Ata qëlluan me snajper ndaj tij, por ai shpëtoi, ndërkohë që më pas grupi tentoi të largohej me një makinë të vjedhur, të cilën më pas e dogjën, por nuk u shpëtuan dot prangave të policisë.

Në dhjetor 2020, ai nxorri për shitje në makinë “Audi”  të blinduar, por teksa po kryenin procedurat, policia zbuloi se në fakt, “klientët e panjohur” po tentonin që të kryenin procedurat përmes një sasie të madhe parash të falsifikuara. Policia dyshon se ky ka qenë një tjetër tentativë atentati ndaj Sakoviçit pasi qëllimi nuk ishte blerja e makinës, por shfrytëzimi i saj si një shkak për t’iu afruar atij.

Lexo edhe: “Shembet” aleanca me shqiptarët, kush është Zviceri që dyshohet se eliminoi Egys Dashin? Do vriste edhe Aleksandër Vuçiçin

Ndërkohë, ai iu drejtua policisë në dhjetor 2017 duke thënë se e ndiqte një burrë në zonën e Zagoricës. Sipas tij, burri kishte shkuar në shtëpinë e tij me biçikletë dhe kishte qëllim për ta vrarë, raporton abcnews.al.

Policia verifikoi planet e kamerave të sigurisë dhe zbuloi se vërtetë bëhej fjalë për një burrë të maskuar me një çante në shpinë që vërtitej rreth banesës së Sakoviçit

Policia kishte konstatuar se Sakoviçi ishte shumë i kujdesshëm për shkak të luftës që kishin me klanin rival “Kavaç”. Ai lëvizte me makina të blinduara dhe i shoqëruar nga badigardë.

Vrasje që i mitur

Ai rezulton të ketë kryer një vrasje që në kohën kur nuk kishte mbushur ende 18 vjeç. Bëhet fjalë për gushtin 2005 kur ai vrau 26-vjeçarin Miro Baošić. Ai bashkë me të vëllanë u fshehën në shkurre duke pritur të kalonte Baošić. Pas e qëlluan disa herë, ata u larguan, ndërkohë që ai vdiq në spital.

Policia e kapi Sakoviçin atëhere dhe e dënoi me dhjetë vite burg, por për shkak të moshës së re, Gjykata e Apelit e ndryshoi vendimin duke e dënuar me riedukim. Vëllai i tij u dënua me 12 vite burg, por më pas edhe atij iu reduktua. Ata e vranë 26-vjeçarin pas disa konfliktesh të vazhdueshme me të.

Vëllai i xhaxha Sakoviçit, Millosh Shakoviç, 31vjeç, u vra më 31 mars 2018 në qendër të Podgoricës teksa ishte ulur në lokalin “Forum”. Në sulm mbeti i vrarë edhe një viktimë aksidentale, Radivoje Jovanoviç, i cili ishte ulur në tavolinën ngjitur kur vrasësi i maskuar qëlloi.

A ka lidhje me vrasjen e Salet Mutavi?

Policia e Beogradit ishte në kërkim të Miliq Shakoviqit me dyshimin se ka marrë pjesë në likuidimin e liderit të tifozëve të Partizanit, Aleksandar Stankoviç, i njohur si Sale Mutavi, i cili u vra pasi vrasësit e ndoqën atë, më 13 tetor 2016 në Beograd.

Sakoviç u arrestua atëhere kur policia gjeti dy pistoleta me nga 15 plumba në karikator në një ndarje të veçantë në makinën e tij të blinduar. Sakoviç u lirua pas marrjes në pyetje pasi shoku deklaroi se armët i përkisnin atij.

Atentati i radhës

Miliç Minja Shakoviq u arrestua më 7 shkurt 2019 në Podgoricë me dyshimin se ka tentuar të vrasë dy anëtarë të klanit kriminal të Kavaçit më 27 mars 2016 në Kotorr.

Administrata e Policisë më pas bëri të ditur se të dyshuarit për tentativën e vrasjes së liderit të supozuar të klanit Jovan Vukoviç ishin vrarë.

Pas arrestimit të tij para prokurorit dhe gjykatësit hetues, Sakoviç pretendoi se ai nuk ishte në Kotorr natën kur u qëlluan Vojin Stupar dhe Milos Radonjiç.

Prokuroria dyshoi se atë natë Dedovic, i vrarë në Athinë, ishte pas timonit të “BMW”-së me të cilën ai, Vukotiçi dhe Sakoviçi ua bllokuan rrugën Stuparit dhe Radonjiçit dhe qëlluan në drejtim të tyre.

Sipas prokurorisë, Vukotiçi ka qenë i pari që ka qëlluar në momentin kur Stupari dhe Radonjiç kanë zbritur nga automjeti dhe kanë filluar të ikin. Në këtë moment sipas policisë, nga BMW-ja kanë dalë Dedoviç dhe Sakoviç duke qëllua disa herë në drejtim të viktimave. Për shkak të kësaj, Sakoviç ishte në paraburgim për gjysmë viti.

Grupet kriminale në Malin e Zi

Grupet kriminale të organizuara transnacionale malazeze, të angazhuara kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në Evropë, janë të njohura për luftëra të dhunshme ndër-bandash me të shtëna në të gjithë Evropën dhe dhunë të gjerë në rajon. Aktivitetet kriminale më së shpeshti të lidhura me grupe aktive kriminale të organizuara në Mal të Zi janë pastrimi i parave, trafikimi i drogës dhe prodhimi i drogës.

Një malazez dhe një serb me lidhje me një klan kriminel u vranë në një pritë pranë një vile që kishin marrë me qera në fshatin Halikouna në jug të ishullit grek të Korfuzit. Autori ose autorët e panjohur vranë Alan Kozhar, udhëheqësin e një grupi kriminal në qytetin bregdetar malazez të Tivarit dhe serbin Damir Haxhiç, nga Uçiçe. Të dy dyshohet se ishin afër njërit prej dy klaneve mafioze malazeze të quajtur Skaliari. Koçar dhe Haxhiç ishin bë kërkim nga policia malazeze dhe serbe për përfshirje në vrasje dhe vrasje në tentativë.

Kozhar thuhet se ishte një figurë me ndikim në botën e nëndheshme të Ballkanit dhe kreu i një grupi kriminal në qytetin bregdetar të Tivarit. Grupi është i përfshirë në “trafik droge, pastrim parash, zhvatje dhe vrasje”, që synojnë marrjen e përparësisë në aktivitetet kriminale në territore të caktuara. Një vit më parë, dy malazezë të tjerë u vranë në një sulm të llojit mafioz në Greqi.

Në një veprim të shpejtë, vrasësit hynë në një restorant në Athinë dhe vranë Igor Dedoviç, një nga udhëheqësit e klanit Skaliari dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Stevan Stamatoviç, ndërkohë që po hanin drekë me familjet e tyre. Bandat nga Mali i Zi njihen globalisht si klanet Kavaç dhe Skaliari, të dyja me origjinë nga qyteti bregdetar i Adriatikut, Kotorr. Anëtarët e tyre bënin kontrabandën e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë së bashku, por u ndanë në 2014.

Konflikti u ka marrë jetën dhjetëra njerëzve në vendet e ish-Jugosllavisë dhe më gjerë, ndërsa bandat luftojnë për të kontrolluar rrugët për kontrabandën e kokainës nga Amerika e Jugut për në Evropë, që ka fitime prej 5.7 miliardë eurosh në vit.

Në shtator 2020, spanjollja El Pais, raportonte se në Spanjë ka anëtarë të rreth njëqind grupeve nga Serbia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bosnja dhe Maqedonia, sipas të dhënave të fundit nga Qendra e Inteligjencës Spanjolle për Kundër-Terrorizmin dhe Krimi i Organizuar.

Gazeta raportoi gjithashtu se “bandat serbe po konkurrojnë me grupe Hollandeze dhe Francezo-Algjeriane për kontrollin e trafikut të drogës në zonë: ka të shtëna, rrëmbime dhe veprime të tjera të dhunshme”. Grupet e para arritën në Spanjë në fund të luftës në Ballkan, nga viti 2001 – sipas raporteve të policisë, të cilat thonë se fillimisht ishin bandat shqiptare që vepronin në vend, të specializuar në vjedhje, para se të mbërrinin bandat e drogës nga Mali i Zi dhe Serbia. ”  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!