Lufta e fjalëve, Vuçiç krahason Kosovën me lojën e shahut

schedule09:56 - 21 Korrik, 2018

schedule 09:56 - 21 Korrik, 2018

Lufta e fjalëve mes Prishtinës dhe Beogradit ka vijuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, që duke e krahasuar çështjen e Kosovës me lojën e shahut, ka deklaruar se nuk e pranon humbjen, por do të luftojë për një barazim.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka shfrytëzuar ditën ndërkombëtare të shahut të flas për Kosovën. Deklarimeve të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, se ndarja nuk është lojë, por luftë, u është përgjigjur se shpreson të mos vijë kurrë tek kjo. I pari i Serbisë thotë se për të puna nuk është kryer dhe oferta e Prishtinës nuk vlenë.

Aleksandër Vuçiç: “Kjo nuk është hera e parë. Kam parë edhe deklaratat e Hashim Thaçit dhe marrëveshja nuk mund të bëhet me ofertën që ne t’i njohim dhe në këmbim asgjë. Kjo nuk do të ndodhë”.

Tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës i kanë ngritur boshnjakët që ftuan ministrin e Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, për vizitë në kryeqendrën e tyre në Novi Pazar. Do të vijë apo jo për ministrin e Brendshëm duket se është e qartë.

Nebojsha Stefanoviç, ministër i Brendshëm i Serbisë: “Mua më duket se nuk do të vijë. Ne gjithësesi nuk do të lejojmë destabilitet këtu”.

Serbia thotë se dialogu duhet të vazhdoj. Kryestrategu serb thotë se ende mund të nxjerr një barazim. E shqetëson që presidenti kosovar nuk mendon se veriu është i Serbisë.

Aleksandër Vuçiç: “Ne kemi qenë në pozitë të palakmueshme dhe vazhdojmë të jemi. Por, ende ka figura në tabele dhe mund të luftojmë për një remi”.

Serbët kërkojnë kompromis të vazhdueshëm dhe thonë se është me rëndësi që zgjidhjes t’i vihet vulë së shpejti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!