Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel vizitoi Libinë të dielën.
Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga përmbysja dhe vrasja e diktatorit Muammar Gaddafi në 2011 në një revoltë të mbështetur nga NATO. Michel u takua me shefin e Këshillit Presidencial Mohamed Al Manfi, përpara se të mbante një konferencë për shtyp.
“Ky është një moment shprese dhe sfidash”, tha Michel. “BE është pranë popullit Libian”.
Ju keni krijuar një mundësi për të rindërtuar vendin tuaj, por sigurisht ka një kusht: të gjithë luftëtarët dhe trupat e huaj duhet të largohen nga vendi. Zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit dhe respektimi i embargos së armëve të OKB do të jenë gjithashtu thelbësore në këtë proces “.
Muajin e kaluar, ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Italisë ishin në Tripoli për t’u takuar me homologun e tyre libian për të treguar mbështetjen për qeverinë e sapo formuar të vendit të shkatërruar nga lufta.
Ndërsa Libia po përballet me trazira politike, vendi gjithashtu po përballet me një rritje të rasteve të koronavirusit. Të dielën, mbërritën njëqind mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V në kryeqytetin Tripoli.
Vendi me rreth 7 milion njerëz ka raportuar më shumë se 161,000 raste të konfirmuara dhe 2,684 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Sidoqoftë, numri aktual i rasteve në Libi, supozohet të jetë shumë më i lartë, pjesërisht për shkak të testimit të kufizuar./abcnews.al