“Lufta bëhet për transportin e mësuesve”, u dhunua nga biznesmeni, kryebashkiaku: Më qëlloi direkt

schedule13:24 - 21 Tetor, 2021

schedule 13:24 - 21 Tetor, 2021

Është zbardhur dëshmia e kreut të Bashkisë së Selenicës Pëllumb Binaj, i cili u dhuna nga një biznesmen në Vlorë.

Sipas Binajt, ai është takuar me biznesmenin Pellat Bonaj për të sqaruar një “ngërç”, mes tyre lidhur me lincensat e linjës së furgonave Vlorë – Sevaster.

Sipas kryebashkiakut personat që i kërkuan takim nuk kishin lidhje me incidentin por më pas ka ardhur pronari i tyre dhe e ka dhunuar.

Pëllumb Binaj: Është i vërtetë njoftimi i policisë. Ky incident nuk duhet të kishte ndodhur. Të gjithë ne brenda kësaj bashkie jemi një familje e madhe dhe kemi lidhje me njëri-tjetrin, por nuk duhet të kishte ndodhur dhe për arsyen e madhe të funksioneve të cilat ushtrojmë dhe përgjegjësive që kemi në këto funksione në shërbim të njerëzve dhe qytetarëve. Personat të cilët më kërkuan takim nuk kishin lidhje me incidentin por gjatë sqarimit me ta për problemin e licensës që kishin, pronari i këtyre dy shoferëve dhe erdhi pa pranuar kërkesën tonë për tu ulur dhe për të folur për shqetësimin që kanë, goditi direkt dhe shau, kërcënoi, fyu, gjithcka që mund të bëjë një njeri që unë e quaj të pirë ose të dehur sepse një njeri normal as nuk i mendon këto gjëra sepse zona ka zakonisht burra të nderuar e të respektuar.

Nga ana tjetër shpjegon se bëhet fjalë për disa licensa që janë dhënë para disa vitesh nga Bashkia Vlorë dhe sipas tij i gjithë debati ka nisur për transportin e mësuesve sepse asnjëri nuk ka marrë dokumentat nga DAR Fier dhe mësuesit e zgjedhin vetë transportin.

Pëllumb Binaj: Diçka është bërë nga këta që merren me licensat, është afruar orari rreth 7-ës. Lufta bëhet se kush do të marrë mësuesit. Ata që duan të merren me transportin e mësuesve, duhet të paraqesin dokumentat në DAR Fier. Nuk ka lidhje me Bashkinë Selenicë. Ai që e fiton këtë të drejtë, i kalojnë lekët e mësuesve në llogari. Në këtë rast, asnjëri nuk e ka marrë këtë nga drejtoria arsimore Fier. Në këto kushte, mësuesit marrin në borderotë që i jep Drejtoria Arsimore dhe i zgjedhin vetë alternativat e transportit. Ata kanë zgjedhur dikë tjetër dhe ky shfryn tek unë, kërkon të heq licensën

Pas ngjarjes biznesmeni është arrestuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Pellat Bonaj pretendon se Bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër dhe jo subjektit të tij. /abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!