Dhjetra ton produkte të kompanisë Lufra sot nuk do të shkojnë në supermarkete dhe dyqane. Lufra i është bashkuar të gjithë atyre që në këto moment kanë vendosur të ndajnë atë çfarë munden, me ata që kanë nevojë.
Per shkak të masave kufizuese të qeverisë, shumë njerëz nuk kanë mundësi të punojnë, e nuk mund të ushqejnë familjet.
Këtyre njerëzve u shkojnë sot edhe këto pako me ushqime.
Kompania e prodhimit të produkteve të bulmetit “Lufra” dhe ajo e prodhimit të ujit të ambalazhuar, “Dukati”, bashkëpunuan me dy prej fondacioneve më të njohur në fushën e bamirësisë, “Fundjave ndryshe” dhe “Firdeus”, për të mundësuar që ushqimet të shkojnë pikërisht tek familjet që kanë më shumë nevojë.
“Kemi zgjedhur fondacionin “Firdeus” për t’i ardhur në ndihmë familjeve të cilët janë në nevojë në këto ditë të vështira”.
U përgatitën dhe shpërndanë rreth 650 pako me ushqime, ku veç produkteve që prodhohen nga kompanitë “Lufra” e “Dukati”, u përfshinë e ushqime të tjera, duke krijuar kështu një paketë ushqimore të plotë.
Këto makina sot do të ndalojnë në familjet e Thumanës, të cilat ende nuk kanë ngritur kokën nga fatkeqësia e tërmetit. Kjo nismë nuk është e para, e sigurisht as e fundit. “Lufra” nuk ka vetëm makineritë e ftohta të teknologjisë së fundit, por është një sipërmarrje me përgjegjësi të madhe sociale, ndaj dhe sot është tek njerëzit që kanë nevojë.