Barcelona priti dje në “Camp Nou” Dynamo Kiyv dhe fitoi me shifrat 2-1. Nuk ka ndonjë lajm deri këtu sepse katalanasit pritej të triumfonin, duke parë diferencat mes skuadrave. E veçanta ka ndodhur në fund të ndeshjes.
Mircea Lucescu, trajneri i ukrainasve nuk ka hezituar, por i ka kërkuar fanellën yllit të Barcelonës, Leo Messi, por ky i fundit nuk ka pranuar. Kamerat kanë pikasur gjithçka, por refuzimi i Messit nuk ka ardhur pa arsye.
Rregullat prej pandemisë nuk e lejojnë shkëmbimin e fanellave dhe në rast se Messi e bënte atë veprim, rrezikonte një dënim nga UEFA. Kështu argjentinasi ka refuzuar në atë moment dhe i ka premtuar trajnerit rumun se mund të zgjidhnin gjithçka në dhomat e zhveshjes. /abcnews.al