Lucas Hernandez përfundon me sukses operacionin në gju

schedule11:35 - 25 Nëntor, 2022

schedule 11:35 - 25 Nëntor, 2022

Pasi e mbylli më herët Botërorin se shokët e tij, pas atij këputjes së ligamentit të kryqëzuar të gjurit të djathtë përballë Australisë, mbrojtësi i Francës dhe Bayern Munich i është nënshtruar një operacioni ditën e djeshme.

Profesori Christian Fink, në Innsbruck, i cili ishte përgjegjës për operacionin e 26-vjeçarit tha se operacioni përfundoi me sukses dhe se rehabilitimi i mbrojtësit do të nisë në ditët në vijim në Monako. /i.m /abcnews.al