Kampioni i Botës, Lucas Hernandez, duket larg Bayern Munchen. Francezi u transferua me shumë bujë te kampionët e Gjermanisë, për plot 80 milion euro, por nuk arriti të tregojë aftësitë e tij, duke vuajtur dhe nga dëmtimet e shumta.
Gjithsesi, kualitet e tij dihen dhe siç raportojnë mediat franceze, ekipi i PSG-së i është vënë pas kartonit të qendërmbrojtësit. Prioriteti numër një i Thomas Tuchel është pikërisht Hernandez dhe Leonardo, ka nisur punën.
Në rast të një transferimi të Hernandez, vendi i Presnel Kimbempe do të lëkundej, por dhe i Bernat, pasi mbrojtësi francez mbulon dhe fashon e majtë të mbrojtjes. Zhvillime të tjera priten në ditët në vazhdim./abcnews.al
? | PSG will open formal talks with Bayern Munich over the possible transfer of Lucas Hernandez, who is the club’s #1 defensive summer window target, according to RMC – full story. https://t.co/y1c72QUCxo
— Get French Football News (@GFFN) June 15, 2020