Pas 4 sezonesh të shpenzuar te “bavarezët” e Bayern Munich, qendërmbrojtësi francez, Lucas Herandez kaloi te “gjigandët” francezë të PSG, me këta të fundit që derdhën në arkat e gjermanëve plot 45 milionë euro, mirëpo “parisienët” nuk kanë qenë gjithnjë “ëndrra” e “yllit” të mbrojtjes.
Vetë Hernandez është shprehur në të kaluarën se nuk do të luante kurrë për PSG, megjithatë së fundmi shprehet se ka gabuar dhe se do të bëjë gjithçka që me paraqitjet e tij në fushë t’i fitojë zemrat tifozëve të Parisit.
“Nuk është një situatë argëtuese dhe e kuptoj shumë mirë. kam qenë i ri dhe kam bërë disa komente në lidhje me Marseillen dhe PSG, jam shprehur se kurrë nuk do të luaja për Parisin.
Jam i vetdijshëm për situatën, por jam këtu për të dhënë maksimumin për këtë klub dhe për këtë skuadër. Tifozët do ta shohin shumë shpejt nëpërmjet paraqitjeve të mia në fushë, nga ndeshja e parë në të atë të fundit do të jap gjithçka për këtë fanellë”,- u shpreh qendërmbrojtësi francez. /i.m /abcnews.al