Luani i ngordhur jashtë pallatit presidencial, përshkallëzohen protestat në Kili

schedule08:55 - 21 Janar, 2023

schedule 08:55 - 21 Janar, 2023

Protesta e kopshtit zoologjik jashtë pallatit presidencial të Kilit është përshkallëzuar në të gjithë vendin. Protestuesit mbanin kufomën e një luani, duke fajësuar shërbimet publike për ngordhjen e luanit.

Rojet e kopshtit zoologjik mbanin pankarta ku shkruhej “Qeveria vret kafshët”. Menaxhmenti i kopshtit zoologjik akuzon Shërbimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë (SAG) se i vendos kafshët e egra të në gjumë për ti vendosur  mikroçipë.

“SAG na ka kërkuar që të imobilizojmë dhe anestezojmë të gjitha kafshët tona për vendosjen e mikroçipeve,” tha Cesar Canaba, këshilltar ligjor për kopshtin zoologjik të Los Angeles, që ndodhet rreth 470 kilometra në jug të kryeqytetit Santiago.

“Ne u shpjeguam se anestezia mbart të njëjtat rreziqe për kafshët si për njerëzit”, tha ai.

Në një komunikatë nga SAG, theksohet se anestezia është procedurë rutinë dhe se masa është vendosur për sigurinë e kafshëve dhe të personelit.

“Fatkeqësisht, një nga kafshët që iu nënshtrua kësaj procedure ka ngordhur”, thuhet në deklaratë.

Ai dënoi mënyrën se si menaxhmenti i kopshtit zoologjik kishte zgjedhur për këtë protestë të veçantë, duke lënë të hapur mundësinë e veprimeve ligjore ndaj saj.

Policia rrethoi me shpejtësi zonën përreth pallatit presidencial dhe hoqi kufomën e luanit.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!