Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka treguar se nuk ka konsumuar asnjëherë duhan. Përmes një postimi në Instastory, ajo ka zbuluar arsyen, duke bërë me dije se nuk e ka lënë nëna.
Luana ka publikuar një video ku teksa kalon kohën e lirë me familjen, mban një puro në dorë e sakaq pranë saj shfaqet mamaja, Maria.
“Asnjëherë s’kemi pirë cigare se s’na ka lënë mami”, ka shkruar moderatorja.

Kujtojmë që pas largimit nga Top Channel, Luana ka lajmëruar se shumë shpejt do të vijë me një projekt të madh./abcnews.al

