Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Luana Vjollca poston foton e rrallë nga adoleshenca dhe duket kaq ndryshe

schedule08:22 - 21 Shkurt, 2021

schedule 08:22 - 21 Shkurt, 2021

Luana Vjollca është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpeshherë ndan fotografi mjaft provokative.

Ajo shfaqet gjithmonë shumë e kuruar dhe me një stil të veçantë. Së fundmi, Luana është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në Instastory një fotografi nga adoleshenca.

Ajo shfaqet shumë ndryshe pasi flokët i ka brune, ndërsa mban veshur një fustan të zi që i vë në pah format trupore. Kujtojmë që Luana është komentuar shumë dhe për lidhjen me Krenar Çoçajn, dhe pse ende nuk e ka konfirmuar publikisht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!