“Jam e dashuruar”, thotë Luana kur e pyesin lidhur me jetën sentimentale. Megjithatë, nëse prisni të pranojë se ka dikë në krah, e keni gabim. Luana thotë se është e dashuruar me punën. Këtë deklaratë e bëri në kuadër të pyetjeve që ka marrë nga ndjekësit e saj lidhur me emisionin e ri.
“Jam shumë shumë domethënë, e rikuptova në këtë sezon që jam shumë e dashuruar…me punën.”, tha Luana. Kujtojmë që moderatorja është komentuar shumë për romancën me Krenar Çoçaj. Ndonëse thuhet se janë prej shumë vitesh bashkë, ata nuk kanë pranuar kurrë asgjë publikisht.
/abcnews.al