Luana ndahet nga biznesmeni i njohur? Veprimi që ngriti dyshimet – Abc News

Luana ndahet nga biznesmeni i njohur? Veprimi që ngriti dyshimet

schedule18:27 - 19 Gusht, 2021

schedule 18:27 - 19 Gusht, 2021

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca është tashmë prej disa vitesh në një lidhje me biznesmenin nga Kosova, Krenar Cocaj. Çifti janë kapur shpesh mat, madje në media është përfolur se kanë nisur bashkëjetesën.

Ndërsa para disa kohësh, u tha se Luana dhe Krenari kishin në plan të martoheshin, por pandemia i prishi planet për një dasmë. Ndërkohë përgatitjet po vijonin.

Mirëpo, së fundmi, një veprim i papritur nga dyshja ka lënë të kuptohet se çifti po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre.

Luana dhe Krenari nuk ndiqen më në rrjete sociale dhe kjo ka bërë që të ngrihen të gjitha dyshimet për një ndarje.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me çiftin, por nëse këto dyshime janë të vërteta gjithçka pritet të konfirmohet në vazhdim nga vetë ata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!