Ditën e sotme, Luana Vjollca zbuloi se ka firmosur një kontratë me “Sony Music”, kompaninë e famshme diskografike amerikane. “Më në fund, mund ta ndaj me ju këtë ëndërr. Kaq e lumtur t’ju njoftoj se tani jam pjesë e Sony Music Industry!! Mama ia dola për të dyja ne.”, shkroi Luana.
Kompania në fjalë përfshin një sërë emrash me famë botërore mes së cilës Beyonce, Chris Brown, Glee, Britney Spears dhe Pitbull. Krahas Luanës, me Sony Music kanë nënshkruar dhe disa emra të tjerë shqiptarë. Era Istrefi, pas famës ndërkombëtare që mori me “Bon Bon”, njoftoi se kishte firmosur një kontratë me gjigandin diskografik.
Tayna është gjithashtu pjesë e “Sony Music” që nga vera e kaluar. “Jam shumë e lumtur që kam pranuar të punoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ne kemi vendosur që së bashku mund të bëjmë hapin tjetër të madh. Kështu që unë do të vazhdoj të zhvilloj artistikisht dhe mund të përqendrohem plotësisht në muzikë”, njoftoi asokohe reperja.
Pjesë e këtij labeli janë gjithashtu dhe Kidda dhe DJ Regard. Po ashtu, dhe artistët shqiptarë me famë botërore, Dua Lipa dhe Gashi janë pjesë e kësaj kompanie. “Sapo nënshkrova kontratë me RCA. Jam shumë i lumtur”, konfirmoi Gashi në Tetor të vitit të kaluar. /abcnews.al