Nënrkyetari i Lëvizjes Soclialiste për Integrim, Luan Rama në një deklaratë për mediat këtë të martë tha se zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershori kanë shënuar një rekord negativ në të gjithë historinë e vendit qysh kur janë realizuar votime për herë të parë. Ai deklaroi se raporti paraprak i OSBE/ODHIR tregoi katrahurën me votimet e së dielës.
“Për turp e për marre, me faqe të zezë para gjithë botës e cullak në shëmtinë e vet qeveria e Shqipërisë është shndërruar në një bandë si shumatore e të gjitha bandave që kanë vjedhur vota për të e që e përdorin për interesa të kundërta me interesat e popullit shqiptar të kombit, e shtetit shqiptar shënoi me paligjshmërinë e vet të sjelljes së 30 Qershorit rekordin më negativ jo të zgjedhjeve, por që prej kur në këtë vend janë kryer votime për herë të parë.
Jo me mungesën e respektit për shtetin, por me konsistencë të vetëdijshme për t’iu kundërvënë atij në ashtin e vet, jo me injorancën e mosnjohjes së detyrimeve kushtetuese me ndarjen dhe balancimin e pushteteve në një shtet demokratik dhe të së drejtës, por me ligësinë diabolike prej banditësh për të rrëzuar republikën, jo prej mosnjohjes së vlerave të demokracisë dhe pluralizmit politik, në një shoqëri civile dhe të emancipuar, por prej makutërisë korruptive dhe mentalitetit pervers në qeverisje për të shpërbërë institucionet kushtetuese të shtetit, jo se nuk e di se çfarë është pluralizmi, por si përdhunues të një mishërimi filozofisë staliniste gjithë pushtetin sovjetëve qeveria e Shqipërisë dhe mazhoranca e saj që sot janë vetm 21.6% e votuesve shqiptarë dhe kjo shifër e shtuar turpshëm prej atyre që ende nuk kanë mbaruar numërimin prej të gjitha atyre që vetë i prodhuan, vetë i votuan dhe vetë i numëruan është argumenti tragjik i të gjithë atyre që thonë se shqiptarët nuk dinë të qeverisen.
Raporti paraprak i OSBE/ODIHR konfirmoi qartë masën reale të shëmti votimeve të 30 Qershorit. Me elegancën e zonjës Glover shqiptarët dëgjuan katrahurën e gatuar dhe të servirur prej bandës anti-shtet që cenoi të drejtën për të zgjedhur.
Shqipëria sot është në udhëkryqin e fatit të vet dhe ajo nuk mund të zgjedhë më të qëndrojë peng i interesave të një klani antishqiptar që nuk e pati për gjë që ta dëshmojë antishqiptarin e vet edhe në 30 Qeroshrin e turpit. Shqipëria nuk ka nevojë për mbretin lakuriq edhe kur ai del si burri me pantallona të shkurtra, por ajo duhet të nxjerrë në pah të gjithë krenarinë e vet kombëtare si vend evropian, anëtar i NATO-s dhe ta shponte këtë juntë të korruptuar”, tha Rama./abcnews.al