Luan Përzhita: Gërmimet në Orikum dritë mbi Mesjetën, zbulohen kisha e vula nga shekulli VII

schedule15:59 - 27 Janar, 2021

schedule 15:59 - 27 Janar, 2021

Nga Leontina Nika

Surprizë e Gërmimeve arkeologjike për vitin 2020, sipas drejtorit të arkeologjisë Luan Përzhita mbetet Orikumi.

Zbulimi i kishave mesjetare  si dhe disa vulave te shekullit  të 7 – 8. Këto zbulime përbëjnë rëndësi të veçantë pasi hidhet dritë mbi periudhën e errët.

“Në pjesën e sipërme të qytetit, mbi shkallaret prej guri, kemi qytetin mesjetar, kemi zbulimin e disa kishave mesjetare. Flitet për shekujt 7-8. Ka një material kulturor që është me të vërtetë i ideatuar mjaft mirë.”

Paralelisht me gërmimet, po kryhet edhe rishikimi i datave historike, ne  muret rrethuese të  Butrintit, me metoda bashkëkohore, sipas Përzhitës.

“Kemi laboratorë që po punohet në universitetin e Bolonjës, kanë në brendësi të tyre instrumente që po merrem me një ndër qendrat më të mëdha të Evropës që është Pompeu. Dhe, po aplikohet e njëjta metodologji në muret e Butrintit për të kuptuar se çfarë ndodh me këto mure.”

Ndërkohë që në maj, pritet që të nisin gërmimet arkeologjike në gjithë territorin në bashkëpunim me specialistët ndërkombëtarë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!