Eileen Ryan ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare në shtëpinë e saj në Malibu, Kaliforni. Ajo do të mbushte 95 vjeç në fund të këtij muaji. Aktorja legjendare ishte nëna e aktorëve Sean Penn dhe Chris Penn, i cili vdiq në vitin 2006 në moshën 40 vjeçare, si dhe muzikantit Michael Penn.
Për 41 vjet, Ryan ishte gruaja e aktorit dhe regjisorit Leo Penn, të cilin e takoi në Nju Jork në 1957 në provat e shfaqjes “The Iceman Cometh”. Ryan shpesh merrte pjesë në ngjarjet e tapetit të kuq me djalin e saj Sean. Paraqitja e parë televizive e saj ishte në serialin Goodyear Television Playhouse në 1955.
Para kësaj ajo u shfaq në Broadway, duke bërë debutimin e saj në vitin 1953 në “Sing Till Tomorrow “në moshën 25-vjeçare dhe më vonë duke aktruar në “Comes a Day” në 1958. Eileen shfaqej vazhdimisht në shfaqje televizive që drejtoheshin nga burri i saj si Bonanza, Cannon dhe Little House on the Prairie.
Ajo dhe djali i tyre Sean ndanë gjithashtu një jetë profesionale, duke punuar së bashku në “The Indian Runner”, “All the King’s Men”, dhe “I Am Sam” dhe shumë të tjera. Por përpara se të ndante ekranin me djalin e saj, ajo ndërpreu karrierën për t’ju përkushtuar fëmijëve për disa vite.
/abcnews.al