Luajti me dorë të thyer, Shala: Doja t’i tregoja vlerat Shqipërisë

schedule10:36 - 12 Prill, 2020

schedule 10:36 - 12 Prill, 2020

Herolind Shala është një prej lojtarëve që la Shqipërinë për Kosovën. Mesfushori u la jashtë Euro 2016 dhe pati shumë zhgënjim, ndërkohë që më pas nisën edhe polemikat dhe deklaratat e pamatura.  Një vëllazërore e luajtur në Zvicër dhe që dardanët e fituan 3-0, solli sërish polemika, për shkak të festës së bërë nga lojtarët e Kosovës në rrjetet sociale. Edhe vetë Shala e teproi me një postim asokohe.

 

Së fundmi mesfushori i Valerenga ka folur për Radio Rilindja në Norvegji dhe kujton që në vëllazëroren më Shqipërinë nuk donte ta linte fushën, për shkak të atij inatit të brendshëm dhe dëshirës për të treguar se kishin vepruar gabim me të.

“Ka qenë një histori shumë interesante, sepse luajtëm me Shqipërinë në Zyrih, në Zvicër. Në minutën e 40-të, Hysaj e pasoi një top shumë fort dhe e ndjeva një të kërcitur. Pas pesë minutash dola jashtë dhe dy fizioterapistët e panë dorën dhe më thanë: “Është e thyer dora, nuk mund të luash dot më. Duhet të dalësh”.

Nuk e di, por kisha një vullnet shumë të madh që të luaja në atë ndeshje, pasi kam luajtur për Shqipërinë dhe nuk kam pasur shumë mundësi atje. Kam dashur të tregoj veten, plus kam pasur shumë adrenalinë në trup. Më tha fizioterapisti që t’i shtrëngoja dorën, por nuk mundesha. Më pas i tha trajneri që duhej të më nxirrte nga loja. I thashë, provoje edhe njëherë, provoje edhe njëherë.

Nuk e di, por kisha shumë adrenalinë në trup dhe ia kam shtrënguar dorën.  Pastaj i tha trajnerit që të luaj edhe pak. Ma lidhën dorën, dhe dola në të 88’ ose në të 89 nga loja. Krejt pjesën e dytë luajta me dorë të thyer. Pas ndeshjes shkova në spital, në Zyrih, bëmë kontrollet dhe më thanë të operohesha. Atëherë luaja në Danimarkë dhe e bëra atje operacionin”, shprehet Shala. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!