Bayern Munich rrezikon të humbë në tavolinë kundër Freiburg, pasi për disa sekonda në duelin ndaj tyre ishin me 12 lojtarë në fushë.
Freibug ka apeluar dhe pret vendimin e komisionit disiplinor për këtë çështje, ndërkohë që një qëndrim e ka mbajtur edhe trajneri i bavarezëve.
Para ndeshjes së Champions League ndaj Villareal, Julian Nagelsmann u shpreh: “Personalisht nuk e kuptoj pse Freiburg po apelon. Nuk besoj se mund të shënonin 2 gola në 18 sekonda…
Po të isha në vendin e tyre, nuk do të isha kaq i lumtur, sepse nëse arrihet një kualifikim në Europë nga ato tre pikë, nuk do të ishin pikë të fituara në fushë”. / abcnews.al