“Luajtëm ndaj një skuadre shumë të mirë”, Mikel Merino: Do të japim më të mirën për të fituar titullin

schedule23:53 - 24 Qershor, 2024

schedule 23:53 - 24 Qershor, 2024

“Legjionarët” e Kombëtares sonë kanë dalë jashtë çdo pritshëmire mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit janë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, nga “Furia e Kuqe” spanjolle, duke mbyllur përfundimisht aventurën e tyre, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.

Një koment pas kësaj sfide e bëri edhe mesfushori spanjoll, Mikel Merino, i cili pas ndeshjes u shpreh se Kombëtarja e tij u përballe me një ekip shumë të mirë, teksa shtoi se dhanë më të mirën në fushën e lojës.

“Ishte një skuadër e mirë, luajtën shuëm mirë ndaj Kroacisë dhe Italisë. E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë për ne, dhamë më të mirën. Në pjesën e dytë ata patë raste, por ne jemi të lumtur se fituam tre nga tre ndeshjet e grupit.

Mendoni titullin? Ne luajmë me këtë sjellje, ai është objektivi ynë. Por, e dimë që ka edhe skuadra të tjera të forta. Megjithatë, nuk kemi frikë nga askush, do të japim më të mirën. Grupi është forca ynë dhe do të kërkojmë të fitojmë, kjo është mendësia jonë”,- u shpreh mesfushori spanjoll. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!