Kryeministri Edi Rama në një komunikim online dha detaje të reja për procesin e vaksinimit.
Ai theksoi janë drejt kontratës me kompaninë AstraZeneca edhe pse nuk dha shumë detaje.
“Për muajin mars, prill dhe qershor kemi diskutuar me Pfizer. Por nuk e kemi varur veten vetëm në duart e Pfizer, të BE apo në duart e një pale apo të një pale tjetër. Me të gjithë kemi kontakte, unë jam shumë i bindur se jemi në lartësinë e detyrës. Kemi ndërkohë në ndërveprim intensiv me 4 shtete brenda dhe jashtë BE me synimin që të garantojmë vaksinat anti-COVID”, tha ai.
Lexo edhe: Rama i pret në Rinas, zbulon sa vaksina erdhën nga “Pfizer”
Gjatë fjalës së tij kryeministri u kundërshtoi reagimet se Pfizer ka shkelur kontratën, duke i quajtur reagime qafirit digjital.
“As nuk e mendojmë që t’i shkojmë Pfizer nëpër gjykata sepse më Shqipërinë është sjellë si s’ka më mirë. Sa na takon në dhe mënyra se si e lexojmë në kontratën, Pfizer nuk ka shkelur kontratën. Disa qafira që ishin pjesë e një turpi të madh me komentimin e disa faqeve të shkëputura të kontratës vrapuan për ta helmuar këtë popull dhe për t’i thënë se çdo gjë këtu është vetëm e zezë, duke keqinterpretuar kontratë dhe duke thënë se vaksinat po vijnë për fushatë, apo show, sepse një pjesë e madhe nuk do të vijë duke përjashtuar kështu nga vaksinimi 2 milion shqiptarë. Deri këtu shkoi qafiri digjital.
Por jo e vërteta është ndryshe, vaksinat nuk bëhen për propagandë dhe aq më pak për t’i hedhur hi syve njerëzve në prag të zgjedhjeve. Kjo nuk ka lidhje me fushatën dhe me zgjedhjet. Ka lidhje me faktin se duan apo jo Shqipëria ka një qeveri që arrin të bëjë gjëra që të tjerët rreth nesh nuk arritën t’i bëjnë dhe Pfizer meriton respekt nga ne sepse në këndvështrimin tona nuk ka shkelur asnjë pikë. Ne luajmë shah në negociata të çfarëdolloj niveli. Ne luajmë shah në mënyrën se si realizojmë planet tona, ndaj ne fitojmë, Ne fitojmë për vendin jo për veten tonë”, tha më tej Rama.
Gjithashtu ai theksoi se qeveria po negocion edhe me disa shtete të tjera për vaksinat emrat e të cilëve nuk i bëri të ditura.
“Sa i përket vaksinës kineze dhe ruse, asnjë paragjykim të natyrës shkencore, respekt për shkencëtarët, por zgjedhja jonë është që do t’i kërkojmë vaksinat në krahun perëndimor të Shqipërisë. Nëse BE do të hapet ndaj vaksinave kineze edhe ruse de do t’i shikojmë këto qasje”, tha Rama.
/abcnews.al/