Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu deklaroi në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore se, Shqipëria ka nevojë që qeveria të angazhohet më shumë politikisht dhe të dorëzojë pa vonesa fondet për viktimat e trafikimit.
Përmes një deklarate të fortë, kryediplomati Amerikan në Tiarnë, Donald Lu, tha se ndjen neveri që disa drejtues të votuar në vendin tonë, kanë trafikuar vajza të prafajshme ne Europë.
“Ndiej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vende të tjera nga rajoni kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”
Kryediplomati Amerikan i ka kërkuar qeverisë të dorëzojë me urgjencë fondet për gratë dhe fëmijët që bien viktima të trafikimit.
Në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda theksoi se, prioritetet e qeverisë shqiptare bazohen tek politikat strategjike antitrafikim dhe tek rekomandimet e partnerëve tanë si SHBA dhe BE.
Projekti i DASH-it ka si qëllim ofrimin e shërbimeve komunitare te viktimat e trafikimit në Ballkan, drejt vendeve te BE./abcnews.al