SHBA dhe BE: Mbështesim opinionin e OPDAT dhe EURALIUS

schedule12:41 - 7 Dhjetor, 2017

schedule 12:41 - 7 Dhjetor, 2017

Për Prokurorin e Përgjithshëm ka reaguar edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta”- thotëambasadori Donald Lu në një koment në shqip dhe anglisht në faqen e ambasadës në rrjetin social facebook.

“ Ambasada e SHBA mbështet opinonin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS ikanë dhënë parlamentit. Ne nxisim parlamentin të zbatojë ligjin” përfundon qëndrimi që mban emrin e Donald Lu.

OPDATE dhe EURALIUS i sugjeruan  Kuvendit në fund të muajit të shkuar të zgjedhë një Prokuror të të ri të Përgjithshëm që të kryejë funksionet e Kryeprokurorit për një periudhë të përkohshme.

Në kushtet kur më 7 dhjetor Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i mbaron mandati dhe Këshilli I Lartë i Prokurorisë përgjegjës për emërimin e kryprokurorit të ri ende nuk është themeluar  misionet ndërkombëtare shprehen për zbatimin e regjimit tranzitor.

Sipas nenit 179 paragrafi 13 i Kushtetutës Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 2/3 e votave të anëtareve të Kuvendit.

Në të njëjtën linjë është edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në një reagim për këtë çështje, BE thotë se “Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”.

Sipas OPDAT, drejtuesi i ri i prokurorisë zgjidhet me shumicë të thjeshtë dhe mjafton që të pranishëm në sallë të jenë 71 deputetë./abcnews.al