LSI, Vasili për negociatat: Propagandë, shmangie nga përgjegjësia dhe mashtrim i qeverisë

schedule13:59 - 21 Tetor, 2019

schedule 13:59 - 21 Tetor, 2019

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një dalje për mediat tha se qeveria mashtron kur thotë se negociatat nuk u hapën për shkak të mosmarrëveshjes mes anëtarëve të BE.

“Propagandë , shmangie nga përgjegjësia si dhe mashtrim” kështu i ka cilësuar qëndrimet që ka patur tirana zyrtare këto ditë pas marrjes së vendimit nga Këshilli Evropian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përgjegjësia për refuzimin e çeljes së negociatave bie mbi qeverinë e korruptuar, tha Vasili. Në këtë deklaratë Vasili paraqiti edhe një video ku Cakaj, Rama, Balla kanë deklaruar në kohë të ndryshme se do të hapnin negociatat brenda vitit 2019./abcnews.al