LSI: Skandal në Vlorë, u hoq flamuri kombëtar nga varrezat e dëshmorëve

schedule18:37 - 29 Nëntor, 2020

schedule 18:37 - 29 Nëntor, 2020

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama akuzon bashkinë e Vlorës se ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe monumenti i pavarësisë. Ai thotë se kjo është ligësi dhe hipokrizi e hajdutëve të bashkisë së Vlorës, që fyen dhe nëpërkëmb ditën e shenjtë të çlirimit të atdheut.

Skandal i bashkisë së Vlorës: Hiqet flamuri kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe monumenti i pavarësisë! Sot kur e gjithë vetëdija jonë kombëtare nderon dëshmorët e kombit në ditën e çlirimit të atdheut, bashkia e Vlorës në ora 10:30 ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe nuk ka vënë asnjë flamur të vetëm pranë monumentit të pavarësisë! Hipokrizia e hajdutëve të bashkisë së Vlorës fyen dhe nëpërkëmb ditën e shenjtë të çlirimit të atdheut” shkruan ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!