LSI “mbledh forcat” para nisjes së fushatës, Kryemadhi: Të rinjtë e LRI do sjellin ndryshimin

schedule22:02 - 2 Shtator, 2020

schedule 22:02 - 2 Shtator, 2020

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është mbledhur ditën e sotme me të rinjtë e LRI në Elbasan e Pogradec.

Sipas asaj, që shkruan Kryemadhi në një postim të sajin në Facebook, takimet bëhen për të mbledhur forcat para nisjes së fushatës.

“Të rinjtë do të sjellin ndryshimin që do ta bëjë Shqipërinë të kthehet në shtëpi,” shkruan kryetarja e LSI më tej.

Postimi:

“Ekipet drejtuese të LRI Elbasan dhe të LRI Pogradec janë bërë bashkë për të mbledhur forcat para nisjes energjike të fushatës. Dita kaloi shpejt dhe do të vij më shpesh për të kaluar më shumë kohë me të rinjtë e Pogradecit. Ata kujdesen aq shumë për vendin tonë dhe qarkun e tyre. Ata do të sjellin ndryshimin që do ta bëjë Shqipërinë të kthehet në shtëpi.”  S.B/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!