Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka postuar në Facebook disa foto nga një takim i Nora Malajt me disa të rinj që janë anëtarësuar në këtë forcë politike, ndërsa shkruan se ata janë drejtuesit e së nesërmes. “Jam shumë e lumtur për brezin e ardhshëm të grave që bëhen pjesë e LSI.
Drejtueset e së nesërmes, po regjistrohen sot që bashkë të skicojmë të ardhmen e vendit tonë! Shqipëria shtëpia juaj” shkruan ajo. Të gjitha paritë në Shqipëri, pavarësisht se zgjedhjet janë 7 muaj larg, e kanë nisur që tani fushatën për 25 prillin e 2021. db/Abcnews.al