Joachim Low është konfirmuar në krye të Gjermanisë. Trajneri do të qëndrojë deri në vitin 2022 në stolin e “Pancerave”. Bild raporton se kombëtarja gjermane do të drejtohet në Euro 2021 dhe Botërori Katar 2022 nga 60-vjeçari, i cili e mban këtë post prej vitit 2006.
Rezultatet e fundit nuk kanë qenë pozitive, teksa humbja 6-0 përballë Spanjës solli kritika të shumta për Low. Gjithsesi, DFB (Federata Gjermane e Futbollit) vendosi ta konfirmojë deri në fundin e Botërorit të Katarit.
Low do të largohet më pas, teksa objektivi i madh dhe dëshira kryesore e drejtuesve të futbollit gjerman është Jurgen Klopp. Trajneri i Liverpool shihet si pasardhësi ideal i Low në pankinën e Gjermanisë. /abcnews.al