Liverpool dhe Tottenham zhvilluan një ndeshje shumë të bukur dje pasdite. Spurs shënuan që në sekondën e 46-të me anë të Harry Kane dhe mbyllën pjesën e parë në avantazh në “Anfield”.
Djemtë e Jurgen Klopp nuk u dorëzuan dhe përmbysën gjithçka në të dytën me anë të Henderson dhe Salah. Dejan Lovren, i cili u aktivizua si titullar, zbulon për Mirror fjalët që trajneri gjerman u tha lojtarëve të tij në pushim.
Klopp është një mjeshtër motivimi dhe ia doli edhe kësaj radhe. Mbrojtësi kroat tregon bisedën e trajnerit në dhomat e zhveshjes. Klopp i befasoi lojtarët, i karikoi ata në maksimum, përmbysja ndodhi dhe Liverpooli vazhdon marshimin drejt fitimit të titullit kampion.
“U futëm në dhomat e zhveshjes në fund të pjesës së parë dhe trajneri në tha: ‘Ok, nuk do ja u thoja kurrë diçka të tillë, por jam i kënaqur me atë që po bëni, edhe pse po humbasim 0-1. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë’. E dinim që do të kishim shanset tona dhe ia dolëm. Ishte një fitore shumë e rëndësishme“, përfundon Dejan Lovren. /abcnews.al