Lotito zbulon prapaskenat e largimit të Tudor: Na kërkoi të ndryshonim 8 futbollistë

schedule22:16 - 6 Qershor, 2024

schedule 22:16 - 6 Qershor, 2024

Pavarësisht se kontrata e tij skadonte më 30 qershor 2025, divergjencat në planifikim dhe merkato, në funksion të sezonit të ardhshëm, i shtyu palët të ndërprenin bashkëpunimim, teknikun Igor Tudor, që mesditën e së mërkurës, që sapo lamë pas mbylli aventurën e tij, te “Bardheklatërit” e Lazio.

Vetëm një ditë më zonë, Presidenti i “Shqiponjave” kryeqytetase, Claudio Lotito ka shpjeguar arsyen e largimit të befasishëm të Igor Tudor nga posti i trajnerit, pozicion ky që pritet të mbulohet nga Marco Baroni, i cili mbylli “hesapet” me skuadrën e Hellas Verona vetëm disa ditë më parë.

“Tudor na kërkoi të ndryshonim 8 futbollistë, shumë për një grup të cilin ne e konsiderojmë në lartësinë e duhur, por më duhet ta them se ai u largua si një zotëri i vërtetë. Emrin e trajnerit të ri do e mësoni shumë shpejt. I kemi idetë e qarta, por ende nuk kam firmosur një kontratë me pasardhësin e Tudor”,- u shpreh “numri 1” i klubit “Bardhekaltër”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!