Transferimi i tij te Al Hilal duket shumë afër, megjithatë karriera e Sergej Milinkovic Savic mund të kishte ndryshuar tërësisht drejtim në vitin 2018, kur Milani vuri në pjatë 140 milionë euro për kartonin e mesfushorit serb.
Një shifër rekord nëse e krahasohet me 40 milionë euro që sot presidenti i Lazios është gati të pranojë nga Arabia Saudite.
“Është e vërtetë, vendosa të refuzoj një ofertë 140 milionëshe nga Galliani. 60 milionë do të jepeshin menjëherë dhe më vonë 80 milionë euro të ndara në këste. Nuk jam penduar gjithsesi”, ka rrëfyer Lotito, presidenti i Lazios./h.ll/abcnews.al