Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, kërkon me ngulm rinovimin e trajnerit Inzaghi pasi ai i beson plotësisht atij. Megjithatë, italiani nuk e ka pranuar ofertën e parë, duke mos qenë i kënaqur me kushtet.
Sipas raportimit të “Il Corriere dello Sport”, Simone Inzaghi nuk do të ndikohet aspak nga merkatoja e janarit, por problemi qëndron tek kushet ekonomike. Kujtojmë që kontrata aktuale e tij përfundon në qershor të vitit 2021 dhe Lotito nuk dëshiron që marrëveshja e re të mbetet për më vonë.

Mësohet se të dyja palët do të takohen për 10 ditë përsëri, ku do të diskutohet edhe një herë paga e trajnerit. Si Lotito ashtu dhe Inzaghi dëshirojnë të vazhdojnë projektin e nisur dhe me shumë mundësi në fillimin e vitit të ardhshëm do të kemi dhe një marrëveshje mes tyre. /abcnews.al

