Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, pritet të takohet me presidentin Lotito për të diskutuar mbi rinovimin e kontratës. Takimi mes dy palëve pritet të zhvillohet gjatë pauzës së kampionatit nga ndeshjet e kombëtareve, ku do të diskutohet rreth kontratës së re.
Gjithçka po shkonte mirë me Lazion deri në muajin mars, ku po sfidonte Juventusin për titullin kampion, por më pas erdhi pezullimi i kampionatit nga pandemia e Coronavirusit. Edhe pse e mbyllën kampionatin në vendin e katërt, ata u rikthyen në Champions. Tashmë para takimit Inzaghi ka dy sfida të vështira, ku do të ndeshet me Atalantën dhe Interin.
Ndërkohë nga ana tjetër transferimi i Matteo Darmian tek Interi është shtyrë me disa ditë. Marrëveshja mes zikaltërve dhe klubit të Parmës është gjetur, por tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi. 30-vjeçari pritet të kryejë testet mjekësore ditën e enjte ose të premte fill mbas ndeshjes së Interit ditën e mërkurë kundër Beneventos. /abcnews.al