Lotito: I kisha nuhatur aftësitë e Tares, ju tregoj meritën e tij kryesore

schedule18:13 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 18:13 - 28 Dhjetor, 2019

Lazio po zhvillon një sezon të madh dhe të gjithë kanë filluar të ëndërrojnë fitimin e titullit kampion, edhe pse drejtuesit tregohen të përmbajtur dhe nuk e përmendin fjalën titull. Objektivi real është kualifikimi në Champions League, teksa Claudio Lotito ndalet te meritat e kësaj ecurie fantastike.

Presidenti i klubit bardhekaltër ka folur për RTV Time, duke u rikthyer te momenti kur i surprizoi të gjithë me emërimin e Igli Tares si drejtor sportiv. Edhe vetë sulmuesi nga Vlora u shtang, por guxoi për të pranuar këtë rol. Lotito nuk i kursen elozhet për shqiptarin, ashtu si për veten dhe trajnerin Simone Inzaghi.

I ofrova postin e drejtorit sportiv në vend të rinovimit si lojtar. E kisha kuptuar se kishte aftësi të mira menaxheriale dhe se do të përmirësohej me kalimin e kohës. I thashë: ‘Ke gjysmë ore kohë për të biseduar me agjentin tënd dhe për të vendosur‘. Nuk duhet të harrojmë se në futboll fitojnë dhe humbasin të gjithë bashkë.

E ndjej të them që kam merita në këtë ecuri të Lazios. Edhe Igli ka merita, ashtu si edhe trajneri Inzaghi. Kur Lazio humbet, fajin e kam unë, edhe pse nuk zbres në fushë për të luajtur. Futbolli është forcë grupi dhe vlen gjithmonë rregulli i grupit. Në këtë aspekt, Tare është një person që i ka shtuar vlera brenda grupit të ekipit“, thekson Lotito. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!