Afganistani ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm pasi talebanët morën kontrollin e vendit. Një kthesë të madhe pritet që të marrë edhe jeta e vajzave dhe grave në këtë vend me ardhjen e talebanëve në pushtet.
“The Guardian” në një artikull të publikuar sot flet për humbjen e lirive që gratë fituan në vitin 2001, teksa nga momenti që talebanët zaptuan vendin, gratë u zhdukën nga rrugët.
Në kryeqytetin afgan, Kabul gratë qëndrojnë në shtëpi nga frika se mos dhunoheshin nga talebanët për mos mbulimin e tyre. Burka, e cila u bë një simbol ndërkombëtar i shtypjes së grave nga talebanët gjatë viteve 1990, është “rikthyer” përsëri duke detyruar gratë e moshuara ta nxjerrin nga dollapët e tyre dhe një pjesë të detyrohen ta blejnë.
“We don’t count because we’re from Afghanistan. We’ll die slowly in history”
Tears of a hopeless Afghan girl whose future is getting shattered as the Taliban advance in the country.
My heart breaks for women of Afghanistan. The world has failed them. History will write this. pic.twitter.com/i56trtmQtF
— Masih Alinejad ?️ (@AlinejadMasih) August 13, 2021
Ndërkohë që në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi videoja e një vajze afgane e cila në lot shprehet se jeta e saj po shkatërrohet dhe se gratë në vendin e saj, me ardhjen e talebanëve “do të vdesin ngadalë, në histori”. “Zemra më dhemb për gratë e Afganistanit” shprehet ajo.
Aktivistja Masih Alinejad që e intervistoi shkruan se “Këtë herë ne qamë së bashku, por ajo më premtoi të qëndroja e fortë dhe e fuqishme. Ajo është vetëm 23 vjeç, plot dhimbje dhe zemërim” shkruan ajo./ Abcnews.al