Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka paralajmëruar njeriun më të pasur të Botës Elon Musk, se lotaria që ai ka shpallur për të dhuruar 1 milionë dollarë çdo ditë për ata të cilët rregjistrohen si votues republikan mund të përbëj shkelje të ligjit Federal.
Raportimi vjen nga mediat në Shtetet e Bashkuara që thonë se një letër ka mbërritur në adresë të Kreut Ekzekutiv të kompanisë Tesla.
Elon Musk u shpreh përgjatë fundjavës që lamë pas së në 17 ditët në vijim ai do të dhuronte 1 milionë dollarë çdo ditë për këdo që rregjistrohej si votues Republikan në Pensilvani, me synimin kryesor rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat Amerikane, Departamenti i Drejtësisë në SHBA thotë se ligji federal ndalon në mënyrë kategorike dhënien e parave që qytetarët të rregjistrohen si votues të njërit kamp politik
Pavarësisht raportimit të mediave, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka refuzuar të komentojë publikisht çështjen.
Elon Musk njeriu më i pasur i botës është kthyer në një ndër donatorët kryesor për republikanët në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit duke dhuruar më shumë se 75 milionë dollarë në 3 muajt e fundit.
Që prej vitit 2002 kur mori nënshtetësinë Amerikane, Elon Musk kishte shprehur publikisht se ai ishte një votues Demokrat por këtë vit ai deklaroi se nuk mund t’I besojë një Presidenti si Joe Biden dhe zgjodhi të mbështeste publikisht republikanin Donald Trump pas atentatit që u bë ndaj tij në muajin korrik. Musk ka konfirmuar mbështetjen e tij ndaj Trump edhe me daljen e përbashkët që ata bënë së bashku në Buttler Pensilvani në fillim të këtij muaji./abcnews.al