Lot gëzimi në Turqi, 8-vjeçari bashkohet me nënën pas 52 orësh i bllokuar nën rrënoja

schedule15:43 - 8 Shkurt, 2023

schedule 15:43 - 8 Shkurt, 2023

Autoritetet e kërkim-shpëtimit në Turqi janë në garë me kohën duke kërkuar poshtë rrënojave për njerëz të gjallë. Si pasojë e këtij tërmeti humbën jetën afro 12 mijë persona, kurse të lënduar ka me dhjetëra mijëra në të dyja vendet,

Sipas ekspertëve, numri i viktimave mund të shkojë deri në 20 mijë, kurse ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin të gjallë nga rrënojat një djalë 8-vjeç i identifikuar si Yigit. Ai qëndroi plot 52 orë poshtë gërmadhave duke pritur ndihmën e autoriteteve turke.

Yigit Cakmak kishte mbetur nën rrënoja të ndërtesës në qytetin turk Hatay, e pasi e nxorën të gjallë, atë e përqafoi e ëma që nuk mund të ndalte lotët e gëzimit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!