Lot dhe emocione, “Djemtë e jetës” dhurojnë surprizat më të bukura në “E ardhmja është vajzë”

schedule22:54 - 23 Qershor, 2021

schedule 22:54 - 23 Qershor, 2021

Rubrika e fundit e emisionit “E ardhmja është vajzë” është edhe më e bukura. “Djemtë e jetës sime” ka rezervuar surpriza edhe mbrëmjen e sotme për vajzat e ftuara në studio.

Mjeken dermatologe te Klinika Vivia, Irena Savon e ka surprizuar bashkëshorti i saj, Martini, i cili si rrallëherë i ka dedikuar disa fjalë tepër të ngrohta publikisht.

Përshëndetje! Nëpërmjet këtij videomesazhi dëshiroj të komplimentoj Irenën si një nënë si një bashkëshorte dhe si një profesioniste, e cila është e palodhur dhe fal aq shumë kundrejt gjithë personave, të cilët kanë të bëjnë me të. Irena të duam shumë”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër, sipërmarrësen e njohur, Antonela Hakon e kanë surprizuar dy djemtë e saj, që kanë shprehur të gjithë dashurinë ndaj nënës duke e emocionuar pafund.

Përshëndetje mami! Ne na është kërkuar të bëjmë një videomesazh për ty. Meqë emri i emisionit është “E ardhmja është vajzë”, ti ke qënë dhe do të mbetesh një femër e së ardhmes. Përtej vizionit dhe gjithë gjërave që kë bërë ti ke respektuar traditën, duke ruajtur një femër shumë e respektuar duke u kujdesur për çdo detaj të familjes. Si nënë je fantastike se ne e dimë që jemi të preferuarit e tu, këtë do na e pohoj edhe Maeli kur të mësojë të flasi. Na ke mësuar se si të drejtosh pa frikë dhe sesi të arrish gjithçka. Na ke mësuar sesi të jemi të dashur dhe të kujdesemi për njerëzit”, ka thënë djali i vogël i Antonelës.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!