Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi në “Air Albania Stadium”

schedule23:17 - 25 Maj, 2022

schedule 23:17 - 25 Maj, 2022

Kapiteni legjendar i Shqipërisë Lorik Cana u ka dorëzuar lojtarëve të Romës trofeun e Conference League, e cila u zhvillua mbrëmjen e sotme në “Air Albania Stadium”.

Ndërkohë që Marash Kumbulla mbrojtësi shqiptar i Romës edhe pse nuk mundi të luajë, në fund të ndeshjes ka bërë krenar gjithë shqiptarët pasi është ngjitur në podium me flamurin kuq e zi.

Roma fitoi në ndeshjen finale përballë Feyenoord me rezultatin 1-0, gol i shënuar që në minutën e 32-të të pjesës së parë.

Kujtojmë që ky është edicioni i parë i Conference League.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!