Kosova tashmë do ta ketë edhe një medalje te re nga sporti i xhudos. Kjo pasi xhudistja kosovare Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në “Grand Prix” i cili po zhvillohet në Portugali, derisa në finale për këtë çmim mposhti koreane-jugoren, Jeongyun Lee.
Kuka e fitoi këtë medalje duke garuar në kategorinë 78 kg. Deri te medalja ajo erdhi pasi mposhti xhudistë si Zanet Michaelidou, Vanessa Chala dhe Yelyzaveta Lytvynenko të Ukrainës.
Kuka fillimisht mposhti xhudisten Patricija Brolih e më pas xhudisten e Koresë së Jugut./ h.ll/abcnews.al