Loredana pozon me orën luksoze, zbulohet çmimi marramendës i saj

schedule14:02 - 13 Gusht, 2020

schedule 14:02 - 13 Gusht, 2020

Reperja e  njohur Loredana Zefi është dalluar gjithmonë për veshjet e firmës që përdor.

Ajo ç’ka vihet re është se çmimet e tyre janë shumë të larta dhe në të shumtën e rasteve kalojnë shifrën e mijëra eurove.

E tillë është edhe ora e dorës që ajo mban në foton e fundit të markës “Rolex”, e cila kushton plot 11, 653 euro.

Ka qenë faqja “Mespërmes”, ajo e cila ka publikuar një fotografi të rep-artistes, bashkë me orën e kushtueshme që ajo mban.

Loredana është komentuar shpesh për jetën luksoze që bën, teksa vitin e kaluar ishte në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të skandalit me një çifti zviceran, të cilët e akuzonin për zhvatje të parave./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CD0dkiWFl9c/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!