Lore, artistja shqiptare me stilin e veçantë: Më krahasojnë me Billie Eilish, të gjithë mendojnë se jam rritur jashtë

schedule09:40 - 5 Korrik, 2024

schedule 09:40 - 5 Korrik, 2024

“Malli më ka marrë”, është kënga më e re që Lore ka sjellë në treg. Ajo ka spikatur për stilin e saj të veçantë, ndonëse është në fillimet e saj të karrierës muzikore.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Lore ka zbuluar si lindi kjo këngë, dhe natyrisht ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj.

Ajo ka thënë se ka lindur dhe është rritur në Tiranë, por për shkak të stilit të saj, të gjithë mendojnë se është rritur jashtë vendit.

“Unë shkruaj edhe vetë, por punoj me të njëjtin grup si gjithmonë, me Alban Kondin dhe djemtë.

Më kanë krahasur në fillim me Ellie Goulding, më pas me Billie Eilish. Dëshira ime e madhe është për të vënë një vulë timen fillimisht. Unë mendoj që jemi shumë gati për të pritur gjëra të reja dhe diversitet në tregun muzikor shqiptar. Unë jam një përqindje shumë e madhe e këtij personazhi, e gjitha vjen spontanisht.

Unë jam rritur në Tiranë. Është shumë e çuditshme kanë një përceptim sikur unë jetoj jashtë. Unë kam filluar të merrem me muzikë në moshën 17 vjeçe”, u shpreh Lore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!