Longo zgjedhje “luksi”, ndaj Skënderbeut te gatshëm dhe 3 afrimet e reja

schedule15:01 - 20 Janar, 2022

schedule 15:01 - 20 Janar, 2022

Kukësi do të presë Skënderbeu në stadiumin “Loro Boriçi” për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e javës së 17-të të Abissnet Superiores.

Një takim që verilindorët do të kërkojnë 3 pikët e para për vitin 2022, sepse ndaj Dinamos humbën me rezultatin 1-0.

Gjatë kësaj merkatoje, Kukësi ka arritur të bëjë 3 afrime, teksa kanë rikthyer në skuadër Vasil Shkurtajn dhe Emiliano Mustën, ndërsa kanë firmosur edhe me ish-mbrojtësin e Partizanit, Filip Gligorov.

Për takimin ndaj korçarëve, trajneri Diego Longo ka mundësi zgjedhje, teksa edhe 3 afrimet e reja do të jenë gati për këtë sfidë.

“Luks” zgjedhjeje për teknikun italian i cili do të kërkojë edhe marrjen e fitores për të mos u shkëputur më shumë nga vendi i parë që mbahet nga Tirana.

Kujtojmë se takimi i parë mes Skënderbeut dhe Kukësit i zhvilluar në Korçë ka përfunduar në favorin e “ujqërve të dëborës” që arritën të fitonin me rezultatin 2-1. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!