Longo zbret në fushë, Kukësin e shqetëson afrimi i fundit i merkatos

schedule14:14 - 8 Tetor, 2021

schedule 14:14 - 8 Tetor, 2021

Kukësi po përgatitet për ndeshjen e radhës në Kupë kundër Maliqit dhe sot skuadrën verilindore e ka drejtuar trajneri Diego Longo.

Skuadra e Kukësit nuk ka qenë e plotë, pasi mungojnë Tafas dhe Peposhi të grumbulluar me Shqipërinë U21.

Ata me shumë mundësi do të lihen pushim në ndeshjen e Kupës. Ai që shqetëson trajnerin italian të Kukësit është mesfushori Luka Milunovic.

Serbi ka pësuar një dëmtim dhe është lënë pushim për momentin. Synimi është që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e kampionatit kundër Partizanit. / abcnews.al