Longo: Pa vend të krahasohet Tirana me Kukësin, Egnatia finalja jonë

schedule22:12 - 22 Nëntor, 2021

schedule 22:12 - 22 Nëntor, 2021

Kukësi i shkaktoi humbjen e parë Tiranës dhe pas ndeshjes trajneri Diego Longo në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Nuk jam dakord në lidhje me Kupën e Shqipërisë, ne shënuam dy gola. Pavarësisht se u eliminuam, nuk e kuptuam përse na u anulua një gol pasi kemi bërë një nga ndeshjet tona më të mirë të sezonit.

Ishte një eliminim i pamerituar. Ndeshja me Tiranën ishte një mbrëmje e veçantë, por vëmendja jonë shkon te ndeshja tjetër ndaj Egnatias, aty luhet sezoni jonë, pasi ne i marrim ndeshjet një e nga një”.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e Domit dhe Gavazajt në pjesën e parë. Tirana priste që ne të sulmonim dhe qëndronte vetëm në mbrojtje, kjo është sjellja e pjesës më të madhe të skuadrave në Shqipëri. Gjithsesi në pjesën e dytë ndryshuam stilin e lojës tonë dhe për fatin e mirë arritëm ta fitonim ndeshjen”.

“Që Tirana është e një tjetër kategorie nuk e kam thënë unë, por është një fakt sepse ka fituar 25 tituj kampion. Që Tirana është një emër i madh kjo dihet dhe të krahasohet me ekipin tonë është pak pa vend”.

“Ndaj Teutës kishte diçka që duhej qartësuar pozicioni im dhe disa gjëra të tjera që duheshin bërë të qarta. Që nga ajo ditë presidenti Safet Gjici u ka dhënë besim të gjithë futbollistëve, por edhe stafit.

Përveç futbollistëve që i kam komplimentuar gjithmonë duhet të falënderoj edhe stafin që më mbështet në çdo rast, kjo është diçka që ndihmon të bëj mirë tek ky ekip”./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!