Longo: Nesër afrimi i fundit, Shkurtaj është futbollist cilësor, e prisja fitoren

schedule19:17 - 23 Janar, 2022

schedule 19:17 - 23 Janar, 2022

Kukësi mori një fitore të vuajtur ndaj Skënderbeut, në një sfidë që luajtu më shumë se 50 minuta me 10 lojtarë pas daljes më karton të kuq të portierit Tafas.

Vasil Shkurtaj bëri shpëtimtarin e verilindorëve, i cili arriti që në prekjen e parë të topin në rikthimin te Kukësi arriti ti jepte skuadrës së Longos 3 pikë me shumë vlera që mbajnë gjallë shpresat për titullin kampion.

Pas ndeshjes trajneri Diego Longo u shpreh se kjo fitore ishte një fitore eksperience dhe ishte forca e grupit ajo e cila bëri të mundur këtë 3 pikësh. Tekniku italin ttregon gjithashtu se nesër do ketë afrimin e fundit në skuadër, ndërsa nuk nguron të falenderojë Pejic dhe Gjicin për afrimet cilësorë që kanë sjellë në skuadër.

“Ishte një fitore eksperiencë, një fitore e arritur me karakter dhe mbi të gjitha një fitore e arritur falë forcës së grupit. Dua të përgëzoj futbollistët e mi. Isha i qetë gjatë gjithë ndeshjes pasi e dija që nëse do të bënim atë që kishim praktikuar në stërvitje do ta fitonim ndeshjen me 10 apo 11 lojtarë”.

“Golin nuk e solli zëvendësimi por e solli vetë Shkurtaj pasi bëhet fjalë për një futbollist shumë cilësor. Sot në orën 11 Shkurtaj ishte në Tiranë pasi klubi kinez nuk kishte dërguar letrat. Ai kishte vetëm dy stërvitje me ne, dokumentacioni erdhi dhe unë vendosa ta hedh në fushë për disa minuta dhe Shkurtaj na shpërbleu pasi bëhet fjalë për një lojtar me eksperiencë që do të na ndihmojë shumë.

Ndeshja me Dinamon ishte një pasqyrë e periudhës së keqe që kaluam gjatë javëve të fundit. Kemi patur shumë probleme pasi shumë lojtarë ishin me Covid. Sot nuk kishim as Milunovic e as Fejiaon, prej shumë kohësh nuk luajmë në shtëpinë tonë. Mendoj se nëse nuk rikthehemi në Kukës mund të kemi mundësi për të synuar diçka madhore.

Musta është një futbollist që mund të luajë në shumë role, ndërkohë që Shkurtaj është vetëm në 1% e tij, besoj që pas 3-4 javësh do të arrijë formën e tij optimale dhe shpresoj të mos pësojë ndonjë dëmtim. Merkato? Pejic dhe presidenti kanë bërë shumë, në këtë moment unë mendoj se në këtë moment jemi ok-in. Nesër do të vijë edhe afrimi i fundit në merkato dhe bëhet fjalë për një lojtar cilësor. Me këtë futbollist mbyllet edhe merkato jonë, falenderoj Peron dhe presidentin Gjici që më kanë mundësuar të kem në dispozicion futbollistë cilësorë në merkaton e janarit”, deklaroi Longo.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!